📌 13 Shtatori mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e qytetit tonë, dita e Çlirimit të Përmetit.
➡️ Sot, 83 vite më pas, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje sakrificën e patriotëve dhe luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë.
🙏 Përulemi me respekt përpara veprës së djemve e vajzave, burrave e grave që luftuan dhe sakrifikuan për një Përmet të lirë.
🇦🇱 Liria u fitua me guxim, sakrificë dhe gjakun e dëshmorëve.
🙏 I përjetshëm qoftë kujtimi i të rënëve dhe nderimi për këtë ditë të shënuar të historisë së Përmetit!