Dje, së bashku me drejtuesen e Zyrës Arsimore, vizituam të gjitha shkollat e qytetit dhe të Njësisë Administrative, për të parë nga afër përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor.
Një emocion i veçantë është gjithmonë të shohësh vogëlushët që për herë të parë marrin librat e tyre dhe bëhen gati për të nisur një kapitull të ri. 
Pas përgatitjeve të këtyre ditëve, shkollat tona janë gati të mirëpresin nxënësit më 14 Shtator.




