Ishte kënaqësi të mirëprisnim dje në qytetin tonë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në Bashkinë e Përmetit, në një vizitë që vijoi me njohjen nga afër me trashëgiminë tonë kulturore dhe disa prej sipërmarrjeve që përfaqësojnë traditën dhe punën e përmetarëve
🏛️ Një pjesë e veçantë e kësaj vizite ishte ndalesa sot në Frashër, një prej vendeve ku historia, besimi dhe kujtesa kombëtare ndërthuren në mënyrë të veçantë. Në këtë trevë u formësuan dhe morën udhë tri figura të mëdha të Rilindjes Kombëtare, Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, emrat e të cilëve janë të lidhur pazgjidhshmërisht me historinë dhe identitetin tonë kombëtar.
🕌 Vizita vijoi sot në Teqenë e Frashërit, ku patëm kënaqësinë të ishim së bashku me Presidentin Begaj dhe Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në përkujtimin e 245-vjetorit të Teqesë së Frashërit.
.
🙏 Mirënjohje Presidentit për vizitën dhe vëmendjen e treguar ndaj Përmetit, si dhe Kryegjyshit Botëror për praninë dhe kontributin e tij në ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave të kësaj treve.
🇦🇱 Përmeti aty ku historia dhe tradita vazhdojnë të jetojnë në brezat e rinj.