🛜Një tjetër hap drejt një qyteti më të lidhur dhe më miqësor për qytetarët dhe vizitorët.
📍 Prej ditës së sotme, Bashkia Përmet ofron Wi-Fi publik falas në dy nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit:
🌳 ish Parku “Kupola”
🪨 përgjatë shëtitores në hyrje të qytetit – Guri i Qytetit
📱💻 Falë projektit #WiFi4WB, qytetarët dhe turistët do të kenë mundësi të lidhen falas me internetin, duke lehtësuar komunikimin, aksesin në informacion dhe përdorimin e shërbimeve digjitale.
🇪🇺🇩🇪 Ky investim është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Republikës së Gjermanisë, dhe zbatohet nga GIZ në kuadër të projektit EU4Digital, pjesë e programit Bashkëpunimi Rajonal për Integrimin në BE (RCEI), me Vodafone Albania si zbatues teknik.
📌Në vijim të këtij projekti, shërbimi Wi-Fi publik falas do të zgjerohet edhe në dy zona të tjera prioritare: Ujërat Termale të Bënjës dhe Qendrën e Qytetit, duke ofruar akses edhe më të gjerë në shërbimet digjitale.
📍Mirë se vini në Përmet – një qytet gjithnjë e më i lidhur, modern dhe mikpritës! 🤝