🎭✨ “RITET DHE GJURMËT E TË PARËVE QË KOHA NUK I FSHIN”
Këngë tradicionale, valle popullore, përralla, legjenda dhe objekte të trashëguara nga gjyshërit u bënë pjesë e një aktiviteti të veçantë që solli në Përmet vlerat dhe traditat e përcjella ndër breza.
❤️ Përmes interpretimeve të tyre, nxënësit sollën në skenë një pjesë të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore, duke dëshmuar se gjurmët e të parëve vazhdojnë të jetojnë te brezat e rinj.
🎓 Nxënësit pjesëmarrës u vlerësuan me certifikata për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë projekt.
👏 Një falënderim i veçantë shkon për Qëndrën Amad dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit që zgjodhën Përmetin për zhvillimin e këtij projekti kaq domethënës, duke u dhënë të rinjve mundësinë të njohin, vlerësojnë dhe përcjellin trashëgiminë tonë kulturore.
🙏Falënderojmë gjithashtu
nxënësit, mësuesit dhe familjet që me përkushtimin e tyre kontribuuan në realizimin e kësaj veprimtarie të bukur.