URIME VOGËLUSHËVE PËR PËRFUNDIMIN E KOPSHTIT! 🎓
🏫 Në kopshtet e qytetit të Përmetit dhe në kopshtet e njësive administrative u zhvilluan aktivitetet përmbyllëse të grupeve të treta ku fëmijët 🎈 festuan një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor. 📖
😊 Me shumë gëzim, 🎉 buzëqeshje dhe emocione, ❤️ vogëlushëve iu shpërndanë certifikatat 🏅 e përfundimit të kopshtit, si vlerësim për këtë arritje të bukur. 🌟
🌷 Falënderojmë edukatoret 👩‍🏫 për përkushtimin e tyre dhe prindërit 👨‍👩‍👧‍👦 për bashkëpunimin e vazhdueshëm në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. 🤝
✨ Urojmë që hapi i tyre i ardhshëm drejt bankave të shkollës 🏫 të jetë plot suksese, 🎯 njohuri 📚 dhe ëndrra të realizuara! 🌈💙🎓
📌 Ndërkohë, njoftojmë prindërit se kopshtet do të vijojnë funksionimin normalisht gjatë periudhës së verës, me të njëjtin orar dhe shërbim për fëmijët.