TITULLI “QYTETAR NDERI” PËR DY FIGURA TË SHQUARA TË KOMBIT SHQIPTAR 


Në kuadër të 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit
dhe edicionit të XI-të të Festivalit Mbarëkombëtar “Në Gjurmët Naimiane”
, Bashkia Përmet akordoi titullin “Qytetar Nderi” për profesor doktor Përparim Kabo
dhe znj. Flora Brovina
.
Ky vlerësim është shenjë mirënjohjeje
për kontributin e tyre të vyer në jetën akademike
, kulturore
dhe shoqërore
shqiptare, si figura që kanë lënë gjurmë të rëndësishme me veprën dhe përkushtimin e tyre.
Profesor doktor Përparim Kabo u vlerësua për kontributin në mendimin akademik dhe filozofik 
, si dhe për promovimin e vlerave qytetare dhe intelektuale.
Ndërsa znj. Flora Brovina u vlerësua për kontributin në fushën e mjekësisë
dhe të drejtave të njeriut
, si dhe për humanizmin
dhe përkushtimin e saj ndaj shoqërisë.
Përmeti ndihet krenar që nderon figura që lartësojnë vlerat e kombit shqiptar 





