AKTIVITETI 180 VJETORI I LINDJES SË NAIM FRASHËRIT!

Përmeti kujtoi edhe këtë vit figurën e ndritur të

letërsisë dhe mendimit kombëtar shqiptar, Naim Frashërin, në një aktivitet të veçantë kulturor e artistik.

Në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, u zhvilluan aktivitete kushtuar veprës dhe trashëgimisë së pavdekshme të vëllezërve Frashëri.

Në qendër të kësaj dite ishte promovimi i almanakut poetik “100 poetë për Naim Frashërin”, me krijime nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si një dëshmi se fjala dhe fryma e Naimit vazhdojnë të jetojnë ndër breza.

Aktiviteti mblodhi poetë, krijues, studiues dhe dashamirës të kulturës nga trevat shqiptare, duke e kthyer Përmetin në një tribunë të fjalës, artit dhe identitetit kombëtar.

Vëllezërit Frashëri mbeten krenari kombëtare dhe frymëzim i përhershëm për gjuhën, kulturën dhe shqiptarizmin.