Nxënës të apasionuar pas leximit u mblodhën në Qendrën Kulturore, ku interpretuan poezi nga poetët tanë më të njohur
dhe sollën përpara bashkëmoshatarëve librat që i kanë prekur më shumë, duke i sugjeruar me dashuri 
Një atmosferë e ngrohtë, e mbushur me fjalë të bukura dhe tinguj muzike.Ky aktivitet synoi të nxisë dashurinë për librin
dhe të vlerësojë gjuhën shqipe si një pasuri që na bashkon dhe na rrit 






