Ismail Kadare, shkrimtari që i dha fjalës shqipe përmasa universale dhe nderoi Shqipërinë gjatë gjithë jetës së tij , mbetet një pasuri kombëtare për kulturën shqiptare. Në 90-vjetorin e lindjes së tij, fjala e Kadaresë vazhdon të jetojë dhe të frymëzojë breza .
Në këtë kuadër, Bashkia Përmet, me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, organizoi në Kinemanë “13 Shtatori” montazhin poetik “Fjala që jeton”, një mbrëmje letrare e ndjekur nga një pjesëmarrje e gjerë qytetarësh .
Aktiviteti u realizua nën drejtimin e regjisorit Pandi Duka, me interpretimin e aktorëve Kozeta Thanasi, Llazar Thanasi, Etleva Kreci, Teuta Sadiku, si dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave “Nonda Bulka” dhe “Meleq Gosnishti” .
Mbrëmja u pasurua edhe nga një çift valltarësh të ardhur nga Gjirokastra.
Aktivitetin e nderuan Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Dino Selimi, Kryetari i Bashkisë Tepelenë, z. Gramos Sako, si dhe profesori dhe poeti kosovar Jeton Kelmendi cili ndau përshtypjet dhe vlerësimet e tij për figurën dhe veprën e Ismail Kadaresë .
Një mbrëmje nderimi për shkrimtarin që e bëri fjalën shqipe të jetojë përtej kohës dhe kufijve .