🇦🇱 Përkujtojmë sot 82-vjetorin e krijimit të Brigadës së VI Sulmuese, më 26 janar 1944, brigadë që dha kontribut të vyer në luftën për çlirimin e atdheut.
👉 Së bashku me veteranë, pasardhës të tyre dhe familje të dëshmorëve, me pjesëmarrjen e Prefektes së Qarkut Gjirokastër znj. Albana Hasanaj, përfaqësues të institucioneve vendore dhe Komitetin Kombëtar të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ, me Sekretarin Veli Myftari, si dhe me veteranë dhe pasardhës nga Tirana dhe Gjirokastra, nderuam me mirënjohje dhe e kujtuam me aktivitete e këngë Brigadën “Heroinë e Popullit”, qindra dëshmorë dhe heronj për sakrificat e panumërta në emër të lirisë.
📌 Krenari dhe mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e atyre që e deshën atdheun me jetën e tyre. 💐
🇦🇱 Lavdi Brigadës, dëshmorëve dhe kësaj dite të shënuar për qytetin tonë!