Qendra Kulturore e Fëmijëve të qytetit hapi aktivitetet e radhës me shfaqjen teatrale “Lodrojmë së bashku”, në bashkëpunim me nxënësit e shkollave “Nonda Bulka” dhe “Meleq Gosnishti”.
Një shfaqje e ngrohtë dhe plot emocione, e cila u prit me duartrokitje nga nxënësit, mësuesit, prindërit, gjyshërit dhe gjyshet. Përmes lojës skenike, personazheve të dashura dhe mesazheve pozitive, fëmijët përjetuan gëzim, bashkëpunim dhe ndjenjën e të qenit së bashku.






