Më 8 janar 2026, në Tiranë u zhvillua aktiviteti i parë sportiv për këtë vit, “Kupa e Ambasadorit”, e organizuar nga Federata Shqiptare e Pingpongut në bashkëpunim me Ambasadën Kineze.
Pingpongistët përfaqësues të qytetit tonë, nga Shoqata “Përmeti Pingpong”, patën një paraqitje dinjitoze, duke u përballur me sportistët më të mirë të Tiranës dhe Durrësit, të cilët sapo ishin kthyer nga një kamp stërvitor në Kinë.
Sportistët Ersi Cobaj dhe Ardenis Zylfo u klasifikuan në vende nderi, duke u renditur të dy në vendin e tretë, përkatësisht në kategorinë meshkuj dhe femra.
Gjithashtu, më 10 janar 2026, në sallën e pingpongut u organizua një aktivitet me pjesëmarrjen e pingpongistëve të të gjitha grupmoshave: 5, 10, 12 dhe 15 vjeç, meshkuj dhe femra.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë dhurata, të sponsorizuara nga dashamirësit e pingpongut, si vlerësim për rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar dhe për t’i uruar sportistët e rinj për një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm në aktivitetet sportive të pingpongut.
I urojmë pingpongistëve tanë suksese dhe arritje të tjera gjatë vitit 2026.