
“Shqipëri e dashur,
Në dritën e Nëntorit, ti shfaqesh më krenare se kurrë.
Qofshin idealet e Rilindasve, sakrificat e paraardhësve dhe ëndrrat e çdo shqiptari udhërrëfyesi ynë drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Ne besojmë në një Shqipëri moderne, të drejtë, të bashkuar dhe të hapur ndaj mundësive.”…

Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e

Qendrës Rinore, të rinjtë shprehën në fjalët e tyre krenarinë për historinë tonë, mirënjohjen dhe shpresën për një të ardhme më të bashkuar e më të ndritur.
Çdo letër mbante brenda emocionet e sinqerta të brezit të ri, zëra që sot kanë peshë dhe rëndësi të veçantë.

Ky aktivitet i ngrohtë dhe plot frymëzim na kujtoi se fryma e Nëntorit jeton tek të rinjtë tanë, të cilët me energjinë, idealet dhe dashurinë për atdheun mbajnë gjallë vlerat më të bukura shqiptare.

Urojmë që energjia, kreativiteti dhe forca e brezit të ri të jenë motori që e çon vendin përpara, me besim se çdo hap i vogël i sotëm ndërton një të nesërme më të mirë.

Gëzuar Shqipëri!
