Edhe sot Përmeti u vesh kuq e zi!
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Nonda Bulka” na dhuruan një koncert emocionues në Kinemanë “13 Shtatori” me titull “Atdheu në zemrat tona”.
Këngë, recitime, dashuri e pafund dhe krenari për Shqipërinë në sytë e të gjithëve.
Salla u kthye në festë të vërtetë me lojëra popullore dhe valle që na rikthyen te tradita më e bukur përmetare!
Tri ditë rresht me talentin dhe zemrën e fëmijëve tanë.
👉 Të dashur përmetarë, JU PRESIM TË GJITHËVE NESËR
Në orën 10:00 për Ceremoninë madhështore të ngritjes së Flamurit.
Më pas në Kinemane e qytetit për aktivitetin e madh festiv që do të na bashkojë të gjithëve si një familje e madhe!
Eja bashkë me familjen, me miqtë,të festojmë ditën më të bukur të vitit 🖤❤️