đŸ”” MĂ« 22 NĂ«ntor 1908, nĂ« Kongresin e Manastirit, delegatĂ« nga mbarĂ« trojet shqiptare vendosĂ«n alfabetin e unifikuar tĂ« gjuhĂ«s shqipe. Ky vendim historik i hapi rrugĂ«n arsimit shqip, botimit tĂ« librave dhe forcimit tĂ« kulturĂ«s e identitetit tonĂ« kombĂ«tar.
Në Qendrën Multifunksionale, fëmijët e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve shënuan këtë ditë me këngë, valle dhe recitime të gjuhës shqipe, si dhe me prezantime të shkurtra për historinë e Kongresit të Manastirit.
Përmes poezive, eseve dhe interpretimit të tyre, ata sollën një vlerësim të domosdoshëm dhe domethënës, për rëndësinë e gjuhës shqipe.
Gjuha amtare është rrënja e kulturës dhe identitetit, ura që lidh brezat dhe vendi ku ruhen mendimi, historia dhe ndjenjat tona.
💎 Gjuha shqipe Ă«shtĂ« thesari ynĂ« i pĂ«rbashkĂ«t.
🌟 GĂ«zuar DitĂ«n e Alfabetit!
  Â