Nismat qeveritare, institucionale, kombëtare dhe ndërkombëtare, që u bënë bashkë masivisht për mbrojtjen e lumit #Vjosa, më në fund u finalizua me statusin Park Kombëtar.
Sot, në qytetin e Tepelenës u zhvillua ceremonia e shpalljes zyrtare të lumit Vjosa Park Kombëtar.
Në prezencë të Kryeministrit z.Edi Rama, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit znj.Mirela Kumbaro, bashkëpunëtorëve të #Patagonia dhe #IUCN, u kurorëzua një punë fantastike e të gjithë aktorëve komunitet, institucione apo dashamirës të natyrës.
Lumi më i bukur dhe i vetmi i egër në Evropë, tashmë i shtohet hartës së perlave natyrore të mbrojtura.