🌸Jemi në stinën më të bukur, ku natyra merr jetë dhe ngjyra.
💚Ndaj dhe Sektori i Gjelbërimit pranë Bashkisë Përmet, ka përqëndruar punën në shërbim të gjelbërimit të parqeve dhe lulishteve të qytetit duke mbjell rreth 1400 rrënjë trëndafilash.
✂️Krasitja e pemëve, 🌺🌼mbjellja e luleve dhe 🌹trëndafilave (simbolit të qytetit), është prioritet i punës plot përkushtim për një qytet plot ngjyra, jetë dhe frymëmarrje.
📌🗣️Të kujdesemi që këto sipërfaqe të gjelbëruara të pasurohen dhe të mos dëmtohen, për të pasur një qytet edhe më të bukur.🌞