Mbrëmja e sotme, ishte një mbrëmje kushtuar vlerave të muzikës popullore përmetare dhe veçanërisht artistëve që e mbajnë gjallë.
Muzika e bukur me jehonë ndërkombëtare po përcillet brez pas brezi.
Nga mjeshtri Laver Bariu te artistët Sadik Zeqiri, Aurel Bariu, Alban Zeqiri i vlerësuar dhe me titullin “Mjeshtër i madh”, të cilët me përkushtim mbajnë traditën e bukur të muzikës tonë.
Mbrëmja u përshëndet në një koncert muzikor nga këngëtarë dhe artistët e vegjël të talentuar të mësuese Mozës.
Vargjet e mësuese Kozetës përcollën dhe më tepër emocion për pjesëmarrësit.
Mirënjohje për traditën e bukur që mbani dhe përcillni.