📌Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është një event i veçantë që këtë vit rikthehet pas disa vitesh mungesë, duke ngjitur në skenë motive të folklorik dhe etnografisë jo vetëm nga #Gjirokastra por nga të gjitha 🇦🇱trevat shqiptare.
🗣️Për pjesëmarrjen në eventin që do të zhvillohet në 🗓️muajin Qershor, ditën e djeshme në ambientet e 📍kinema “13 Shtatori” u zhvillua tregimi i rradhës për FFK 2023 , ku para grupit të punës u paraqitën grupet foklorike, duke sjellë krijimet më të mira të zonës etno-kulturore të Përmetit.
👉Ky Festival evidenton vlerat tona 🎵🎤muzikore, lashtësinë dhe përcjelljen brez pas brezi të kësaj tradite.🎻🪕🪗🪘
Vlerësojmë seriozitetin dhe përkushtimin e të gjitha grupeve pjesëmarrëse në tregimet e fazës së parë.👏