🗓️Kjo datë shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor.
📌Në kuadër të kësaj dite, instruktori alpinizmit pranë Bashkisë Përmet, organizoi me 👫fëmijët shëtitje në natyrë pranë atraksioneve turistike të 📍Përmetit si dhe morrën pjesë në Kampionatin Kombëtar të Alpinizmit duke u ngjitur në 📍malin Bridash të fshatit Bogë, në Shkodër.
🧗‍♂️💚Këto eksperienca për fëmijët synojnë jo vetëm nxitjen e sportit në natyrë por edhe pjesëmarrjen sociale dhe ndërgjegjësimin se sporti është shëndeti.