Prill- Dita e Tokës, na frymëzon për ta dashur planetin duke i dhënë më shumë gjelbërim e më pak ndotje.
Në këtë ditë Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit Evropian realizuan takim informues për të promovuar një mënyrë jetese miqësore ndaj mjedisit.
Një aksion pastrimi në brigjet e lumit Vjosa -Park Kombëtar, nuk mund të mungonte në këtët ditë kushtuar natyrës.
Gjithashtu, në këtë ditë, në kuadër të projektit “Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për të rinjtë e Përmetit” (IN-YEP), Klubi i alpinistëve pastroi luginën e Vjosës në Badlonjë.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “BE për bashkitë” dhe implementohet nga Bashkia Përmet dhe Cesvi.
Ne jemi krenarë për ambjentalistët e vegjël me shembullin që japin nëpërmjet aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit.
Në këtë Ditë të Tokës le të kujtojmë se ne kemi veç një planet dhe na takon ta mbrojmë, për veten dhe për brezat që vijnë.