📌Bashkia Përmet nëpërmjet programit RELOAD, ka mbështetur prej vitesh me financim projekt propozime të👉 Organizatave të Shoqërisë Civile që veprojnë në 📍Përmet.
➡️Një prej tyre është dhe shoqata♻️ “Mjedis, Ujëra, Pyje” e cila aktualisht po zbaton projektin “Të afrojmë të rinjtë drejt jetës së shëndetshme”.
ℹ️Me financim të Bashkisë Përmet, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, 🗣️shoqata “ Mjedis Ujëra Pyje” 🤝në bashkëpunim me shoqatën “Vjosa Explorer”, realizuan aktivitetin për krijimin e palestrës me 8 paisje force të ndryshme në natyrë.🚴‍♂️🏋️‍♀️🌳🌳
💚Ky aktivitet synon afrimin e të rinjve të Përmetit drejt 🎽sportit, jetës së shëndetshme dhe krijimin e një destinacioni të preferuar për ekipet sportive të shkollave dhe gjithë komunitetit.