Viti 2023 është cilësuar si viti Evropian i aftësive.
Fëmijët e Përmetit përveç më tëmirët, janë dhe më të talentuarit.
Në #JavaEvropës2023, me mbështetjen e Njësisë së Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet, fëmijët e talentuar në art, pikturë, kërcim, muzikë , nga dy shkollat e qytetit dhe QKF , bënë së bashku punimet e tyre.
Ekspozita “Të bashkuar në diversitet”, solli larmi punimesh me vlera kulturore-historike të gjithë shteteve pjesë e BE-së.
Ju fëmijë jeni e ardhmja, dhe e ardhmja është Shqipëria pjesë e Unionit më të madh, BE-së.