Për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e qytetit që se dinë ende se sa pranë tyre është BE-ja, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet, organizoi takime informuese me qëllim njohjen e projekteve të financuara me fonde të Bashkimit Evropian në Përmet.
Për të prekur dhe mësuar më shumë rreth projekteve të huaja, në kuadër edhe të implementimit tëprojektit të rëndësishëm për të rinjtë In-Yep, i cili financohetnga BE dhe zbatohet nga #BashkiaPërmet në partneritet me organizatën #CESVI, sollëm për të rinjtë një tablo më të qartë të prezencës së BE-së edhe në Përmet.
Sesionet e informimit u shoqëruan edhe me materiale fizike informuesetë mundësuara nga projekti BpE 2, gjithashtu dhe panairin me punime ku smungonte informimi mbi BE-në.