Bashkia Përmet në bashkëpunim me #CesviAlbania po implementon projektin “Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për fuqizimin e të rinjve në Përmet”. (IN-YEP)
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “BE për Bashkitë”.
Si aktivitet kryesor i këtij projekti, infrastruktura, kanë filluar punimet për kthimin e ish-Çerdhes në një Qëndër Rinore.
Nuk do mjaftohemi vetëm me përmirësimin e infrastrukturës por edhe me ofrimin e një larmishmëri shërbimesh për të rinjtë:
kurse kërcimi, muzike dhe vegla muzikore në ambjente të dedikuara në qëndrën rinore
mbështetje për start-up rinore
sallë aktivitetesh dhe studimi për të rinjtë
zyra e këshillimit të karrierës
organizim mujor aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësues për tematika të ndryshme kryesisht të lidhura me Bashkimin Evropian
Edhe pse ndërtimi i qëndrës nuk ka përfunduar, Bashkia së bashku me Cesvin po vazhdon zhvillimin e aktiviteteve me të rinjtë:
Përfundoi hartimi i planit operacional dhe rregullores për qëndrën rinore me konsultimin e gjithë grupeve të interesit.
Javën e kaluar u zhvilluan sesione informuese për Bashkimin Evropian dhe prezencën e BE në Përmet.
U zhvilluan 3 sesione trajnimi për këshillim karriere.
Filluan sesionet mentoruese për start-up rinore.
Gjatë muajit qershor do të zhvillohet Kampi Veror.
Me hapjen e qëndrës rinore më shumë aktivitete do të organizohen.
Përmirësojmë infrastrukturën dhe shërbimet publike për të rinjtë e Përmetit.