Vazhdon puna për Rikonstruksionin dhe kthimin e sallës së Ping-Pongut në një ambient të denjë për Kampionët e Përmetit.
Ndër vite sporti Ping-Pongut ka vijuar me pasionin e fëmijëve dhe përkushtimin e profesorit Ethem Bejo , edhe pse në kushte jo të duhura për ushtrimin e këtij sporti.
Bashkia Përmet në kuadër të programit për zhvillim socio-ekonomik të financuar ngaBE, ka nisur zbatimin e projektit me titull “Key people- Key knowledge ,një ndër aktivitetet e të cilit është dhe rikonstruksioni i sallës së Ping-Pongut në Përmet.
Shumë shpejt, ambienti i ri do të mirëpresë edhe më shumë fëmijë dhe të rinj të talentuar në këtë sport.