Ditën e djeshme, u zhvillua ceremonia e Konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.
Në këtë ditë të veçantë morrën pjesë Ministrja zj. Mirela Kumbaro, Prefekti Qarkut Gjirokastër Z.Odise Kote , Kryetare Këshillit të Qarkut Zj.Lindita Rova, drejtues të institucioneve dhe qytetarë të Përmetit.
Përgjatë zhvillimit të mbledhjes me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, u zgjodhën :
Kryetare e Këshillit Bashkiak- Zj.Anila Dhimitri
Nënkryetar i Këshillit Bashkiak – Z.Agim Andoni
Përfaqësuese në Këshillin e Qarkut – Zj. Nertila Nebiaj
Një tjetër moment i ceremonisë ishte betimi i Kryetares të Bashkisë Zj. Alma Hoxha , të rizgjedhur me votën e popullit të kësaj bashkie më 14 Maj..
Duke falenderuar përzemërsisht çdo qytetar të Përmetit, Çarshovës,Petranit, Frashërit e Piskovës për besimin e ridhënë, të vazhdojmë të punojmë fort, të bashkëpunojmë , të përmirësojmë llogaridhënien, të përmbushim të gjitha pritshmëritë dhe të çojmë përpara zhvillimin social, ekonomik, infrastrukturor dhe turistik të Përmetit.
Punë të mëdha me njerëzit dhe për njerëzit na presin !