
Ditën e djeshme, u zhvillua ceremonia për vlerësimin me titullin “Qytetar Nderi Përmetit” për instrumentistin dhe këngëtarin Josif Mitre.

Këshilli Bashkiak Përmet vlerësoi kontributin e këtij artisti në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, instrumentist dhe


këngëtar i muzikës popullore përmetare, karakteristike për

krahinën e Rrëzës.

Mes miqsh dhe artdashës, Josif Mitre përcolli edhe një herë emocionet e klarinetës dhe muzikës së bukur përmetare.
Mirënjohje për Josif Mitren!