📌Në kuadër të projektit “Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për të rinjtë e Permetit (IN-YEP) u zhvillua 🏕️Kampi Veror i Bashkimit Evropian.
👉Kampi filloi në datën 15 Qershor dhe përfundoi ditën e sotme.
🗣️Rreth 50 të rinj u informuan dhe u ndërgjegjësuan rreth vlerave kryesore të 🇪🇺BE-së si, vullnetarizmi, demokracia, mjedisi, të drejtat e njeriut etj, duke përdorur mënyra interaktive edukimi.
➡️Në përmbyllje të Kampit u zhvillua edhe një takim i hapur me Kryetaren e Bashkisë duke i lënë takim javën tjetër në 📍Berat dhe📍Lushnje, ku të rinjtë do të shkëmbejnë njohuritë me të rinjtë e këtyre qyteteve.
ℹ️Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “BE për Bashkitë” dhe implementohet nga Bashkia Përmet dhe Cesvi.