Në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak Përmet, u organizua një takim nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote me qëllim organizimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për problematika sizjarret apo lufta kundër bimëve narkotike.
Ky takim kishte në fokus masat që duhen ndërmarrë në nivel lokal, Njësitë Administrative apo institucione përkatëse duke zvogëluar riskun nga zjarret dhe kontrollit të territorit për bimët narkotike.
Bashkia Përmet aktualisht ka marrë masat për çdo detyrë që i ngarkon ligji por edhe ndërgjegjësimi qytetar duhet të jetë i pandashëm në mënyrë që ky sezon të kalojë pa problematika serioze.