📌Në datat 7-8 Korrik, CeRPHAAL dhe Bashkia Përmet, në kuadër të projektit INCULTUM, organizuan ditët e hapura festive të Vllehëve.🎉
➡️Keto aktivitete u realizuan pranë banesës historike të Vllehëve ( kalives), të ndërtuar📍 në “Albturist Eco Camping” Qilarisht.
ℹ️Kjo banesë shërben njëkohësisht edhe si një muze i hapur në natyrë, ku brenda saj janë ekspozuar objekte të jetës së përditshme të këtij komuniteti.
📣Gjatë ditëve festive, u shfaqën në video projeksion, një set me 📷fotografi historike që prezantojnë momente nga jeta e Vllehëve.
👉Gjithashtu u paraqit edhe një kolazh 🎬🎞️me filmimet e para mbi Vllehët në teritorin e Shqipërisë të realizuara në fund të viteve 1940.
😍Aktiviteti kulmoi me festën e Vllehëve, ku përveç pjesëtarëve të këtij komuniteti morrën pjesë edhe turistë vendas e të huaj.🫶