Sot, në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, u realizua konstituimi i Këshillit të ri dhe zgjedhja e kryesisë për katër vitet në vazhdim të këtij Këshilli.
Urime dhe suksese kryetarit të ri të Këshillit të Qarkut z. Dino Selimi.
Faleminderit znj.Lindita Rova për bashkëpunimin në këto vite pune me arritje, sfida por dhe vështirësi.
Me besim se do të vijojmë bashkëpunimin e frytshëm me këtë institucion në të mirë të qytetit tonë.