Situatat e zjarreve në vend dhe jo vetëm, mblodhi në takimin e rradhës, drejtuesit e institucioneve të ndryshme njëkohësisht dhe anëtarë të Komisionit të Emergjencave Civile.
Në takim u diskutua për hapat e ndërrmarë nga secili institucion për zbatimin e Planit të masave për parandalimin dhembrojtjen nga zjarri por edhe për të raportuar punën e deritanishme të vëzhguesve apo vullnetarëve të terrenit.
Masa për rritjen e gadishmërisë nga të gjitha institucionet janë marrë si dhe bashkëpunimi ndërsektorial nuk ka munguar.
Situata serioze fatmirësisht deri tani nuk ka patur por edhe angazhimi qytetar duhet të jetë pjesë e pandarë pasi raportimi në kohë shmang dëmin jo vetëm natyror.