Ditën e djeshme patëm kënaqësinë të presim përfaqësuesen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri Znj. Marie Augouy, Drejtorin e projektit “BE për Bashkitë” Z.Elton Stafa dhe Zv.Drejtoren e projektit “BE për Bashkitë” Znj. Entela Pinguli,ku diskutuam mbi ecurinë e projektit “Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për fuqizimin e të rinjve në Përmet- IN-YEP “, i cili financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet skemës së granteve #BEpërBashkitë.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe problematikat e hasura gjatë implementimit, funksionimin e Njësisë së Integrimit Evropian dhe proçesit të konsultimit publik për vendosjen e prioriteteve.
Ndërtimi i Qendrës Rinore do të sjellë një ambient të përshtatshëm për të rinjtë dhe të rejat në Përmet dhe më shumë shërbime si këshillim karriere, mbështetje për start-up dhe mundësi zhvillimi të inovacioneve nga të rinjtë.
Takimi u përmbyll me një vizitë në Këndin e BE-së dhe në ambjentet e rikonstruktuara të Qendrës Rinore”Ollga Shuraja”.
Me përfundimin e proçesit të mobilimit, shumë shpejt Qendra Rinore hap dyert për të mirëpritur të rinj me ide,talente,pasione dhe aspirata.