📌Ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka paraqitur 🪧një ekspozitë 📜dokumentare dhe 📷fotografike kushtuar jetës dhe veprimtarisë së ✍️shkrimtarit dhe mendimtarit, Mehdi Frashëri.
🤳Në ekspozitën e përgatitur me 🎞️materiale të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), qenë të përzgjedhura ndër të tjera materialet e mëposhtme:
👉Njoftim në formë telegrami dërguar Valiut të Manastirit mbi emërimin e Mehdi bej Frashërit si kajmekan i Ohrit;
👉Foto e Mehdi beut më 8 korrik 1912;
👉Mehdi Frashëri miratohet si anëtar i qeverisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ;
👉Vendim që lejonte Mehdi Frashërin të përfaqësonte shtetin shqiptar në takimet e zhvilluara në Firence për çështjen e caktimit të kufijve ;
👉Idenë e zhvillimit të tregtisë së duhanit, Mehdi Frashëri e mbron edhe gjatë bisedimeve parlamentare;
👉Mehdi Frashëri zgjidhet kryetar i Komisionit Kombëtar të Turizmit;
👉Ministri i Punëve Botore dhe i Bujqësisë Frashëri kërkon që të mblidhet nga prefekturat taksa e rrugëve, me qëllim nisjen e ndërtimeve të rrugëve lidhëse midis qyteteve ;
👉Pas një krize parlamentare, në tetor 1935 Mbreti jep besimin për një qeveri të re me Mehdi Frashërin kryeministër;
👉Mehdi Frashëri betohet në tetor 1943 si anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës;
👉Fjalimi i mbajtur më 28.11.1943 në Radio Tirana etj.
ℹ️Kjo ekspozitë është përgatitur dhe 📃prezantuar për herë të parë në Maj të këtij viti, me rastin e 60-vjetorit të ndarjes nga jeta të shtetarit Frashëri.
🙏Faleminderit organizatorëve për këtë ekspozitë pasi i shtuat qytetit😍një vëmendje të veçantë këtë fund gushti.