Këtë fundjavë, në Përmet u zhvillua Kampionati Kombëtar i Ping-Pongut për vajza dhe djem U11 dhe U17.
Vajza dhe djem të talentuar me shpirtin e garës dhe përfaqësues të qyteteve të ndryshme nga Shqipëria performuan me plot energji në të gjitha raundet ekipore dhe individuale.
Ekipi i Pingpongut të Përmetit tregoi si gjithmonë përgatitje cilësore duke marrë dhe titullin NënKampione përfaqësuesja e U11 Ersi Çobaj në sfidën individuale.
Suksese Ersi dhe gjithë sportistët e vegjël!
Faleminderit trajnerët Ethem Bejo dhe Dritan Mullaraj për përkushtimin jo vetëm në këtë Kampionat por çdo ditë të dedikuar pranë fëmijëve.