📌Data 1 Tetor është vendosur si 🫶Dita Botërore e të Moshuarve me qëllim 🗣️sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për vëmendjen dhe kujdesin që duhet treguar për 💎thesarët e familjes dhe shoqërisë.
➡️Në ditën kushtuar moshës së tretë, të rinjtë e Këshillit Rinor Përmet😍, zgjodhën të kalonin disa momente në 📍Qendrën për të Moshuarit.
👉Të rinjtë ju bashkuan gjyshërve aktivë të Qendrës në bisedat e përditshme, ☕️kafen e mëngjesit dhe lojën domino që i shoqëron çdo ditë. 🌞
❤️Pak vëmendje modeste ishte kënaqësi për të rinjtë por edhe për gjyshërit.
🙏Ata janë kultura, familja, historia dhe tradita jonë ndaj më shumë vlerësim dhe përkujdes për gjyshërit tanë.