Ditën e djeshme, u zhvillua mbledhja e rradhës e Komisionit të Censit në Bashkinë Përmet me pjesëmarrjen edhe të përfaqësueses së INSTAT znj. Blerina Paja.
Procesi i rregjistrimit të popullsisë i cili kërkon të dhëna demografike, sociale dhe ekonomike të individëve deri tani po ecën mbarë dhe pa problematika.
Aktualisht është rregjistruar rreth 55% e procesit për të siguruar deri në përfundim një panoramë e gjendjes aktuale të popullsisë.
Merr pjesë në CENS për një të ardhme të informuar.