Procesi i konsultimeve me komunitetin për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Përmet për vitin 2024 ka nisur.
Takimi i parë u zhvillua me operatorët turistikë që veprojnë në Përmet dhe subjektet që ofrojnë shërbime në këtë sektor të rëndësishëm.
Gjatë takimit u diskutua për shërbimet e deritanishme dhe u adresuan problematika dhe nevojat e bizneseve. U diskutua sezoni turistik që kaloi, pritshmëritë dhe sugjerimet për vitin e ardhshëm.
Për të qenë transparent në çdo pjesë të territorit administrativ, bashkia do të dëgjojë zërin e çdo banori për ti reflektuar në programet buxhetore dhe përkthyer në shërbime për vitin 2024.
Procesi vijon me grupe interesi, duke mirëpritur çdo sugjerim dhe kërkesë.