📌Muaji Tetor, është muaji që i dedikohet librit dhe leximit.📚
📖Ky muaj, sjell në vëmendjen e të gjithë grupmoshave rëndësinë e të 🤓lexuarit, mesazheve që fshihen ndër reshta dhe vargje dhe pasurinë shpirtërore që të fal miku më me vlerë i njeriut, libri.📚
ℹ️Në kuadër të këtij muaji, 📍Biblioteka e fëmijëve organizoi një ditë kushtuar rrëfenjave mitologjike.🏛️
🧑‍🏫Fëmijët lexuan pjesë të zgjedhura të letërsisë së lashtë greke nga poetë që sollën vepra të pavdekshme dhe trashëgimi për kulturën njerëzore.
🗣️Në këtë mënyrë fëmijët u njohën me botën antike, mitet dhe misteret interesante.
💡Libri dhe dija janë djepi i qytetërimit, ndaj më shumë investim për leximin dhe kështu kemi investuar për veten dhe të ardhmen.❤️