Krijues përmetarë, mësues të letërsisë, miq mirëpritën 📍në Qendrën Multifunksionale “Odhise Paskali” shkrimtarin,gazetarin,poetin Odise Kote në promovimin e librit të tij 📖më të fundit “Amerikani”.
📌Me bujarinë e pranimit dhe dëshminë e adhurimit të romanit, pjesëmarrësit në sallë biseduan mbi romanin AMERIKANI, procesin krijues, raportet poezi – gazetari e prozë, stilin shkrimor, fabulën, tragjizmin, personazhet, pengesat, pritshmëritë dhe gjurmën që po lë ky roman në letërsinë shqipe.
🙏Kënaqësi që patëm mundësinë e këtij takimi të veçantë për promovimin e romanit “Amerikani” një vepër që të drithëron, të përlot me dhimbjen, tragjedinë njerëzore, vuajtjen e trupit dhe të shpirtit, që të mbërthehen fort e të shoqërojnë deri në mbyllje të tij.
👏Urime për veprën letrare dhe suksese në krijimtari të tjera.✍️