Ditën e sotme ambasadori japonez Takada Mitsuyuki 🇯🇵realizoi një vizitë në Bashkinë Përmet për përurimin e mjetit të ri teknologjik 🚚 dhe kontenierëve 🗑për mbledhjen e mbetjeve urbane 🚮 sipas marrëveshjes së grantit.
Gjatë vizitës së tij Ambasadori Takada uroi që ky bashkëpunim 🤝të përmirësojë më tej shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane🚮 në bashkinë Përmet.
♻️Shërbimi i pastrimit tashmë do të jetë më cilësor, më i shpeshtë dhe do të mbuloj një sipërfaqe më të madhe falë mjeteve të siguruara.
💬Kryetarja e Bashkisë shprehu nga ana e saj falenderim për mjetin kaq të domosdoshëm për bashkinë dhe dëshirën për bashkëpunime të mëtejshme 🇯🇵.
🟢Një mjedis i pastër kërkon shërbim cilësor dhe tashmë mjeti teknologjik i duhur i shtohet mjeteve që do të kujdesen për pastërtinë në Bashkinë Tonë.
🤝Ky është bashkëpunimi i parë me Ambasadën Japoneze🇯🇵, pse jo për ti hapur rrugë bashkëpunimeve të tjera në të ardhmen.
Së bashku për një mjedis më të mirë !🍃