Në kuadër të projektit “Transformimi i tregut për përshpejtimin e përdorimit të energjisë diellore në Shqipëri”të financuar nga Ambasada Japoneze 🇯🇵 dhe i zbatuar nga UNDP, Bashkia Përmet është 1️⃣ nga 4️⃣ bashkitë përfituese për vendosjen e sistemeve diellore ☀️ fotovoltaike në 2️⃣ nga ndërtesat publike të bashkisë.🏢
📍Këto ndërtesa 🏫 janë dy kopshtet e qytetit👧👶, që e kishin mëse të nevojshme shfrytëzimin e energjisë diellore ⚡️☀️për të reduktuar ndjeshëm 📉koston e energjisë elektrike.
⚡️Përdorimi i energjisë diellore do të sjell ➡️përfitime tek komuniteti 👨‍👩‍👧që nga 📉ulja e kostove të energjisë deri tek 📈rritja e cilësisë së shërbimeve por edhe 📈rritje të njohurive dhe përvojës për sistemet diellore fotovoltaike.
🖇️Këto përfitime u trajtuan edhe në “Simpoziumin mbi Mundësitë e Biznesit të Energjisë së Pastër në Shqipëri me fokus Energjinë Diellore ☀️” zhvilluar në kuadër të projektit. ✅
🙏 Jemi mirënjohës ndaj Qeverisë së Japonisë 🇯🇵 , UNDP-së dhe Agjencisë së Efiçencës së Energjisë 🇦🇱për bashkëpunimin e tyre🤝 në përpjekjen e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme me ekonomi të de-karbonizuar.
✅Efiçenca e energjisë, është një nga
🔝vizionet tona për të ardhmen dhe falë mbështetjes , vendosja e sistemeve diellore fotovoltaike do të vazhdoj edhe në 4️⃣ ndërtesa të tjera publike🏢 për shfrytëzimin e burimeve të energjisë së rinovueshme.☀️