📍Të rinj👫 dhe pjesë e stafit të bashkisë Përmet mirëpritën përfaqësuesen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Marie Augouy 🇪🇺, Drejtorin e projektit “BE për Bashkitë”, Z. Elton Stafa, Zv. Drejtoreshën Entela Pinguli,kryetaren e Shoqatës për Autonomi Vendore Zj.Adelina Farrici, përfaqësues të Organizatës partnere në projekt CESVI, për përurimin e Qendrës Rinore “ Ollga Shuraja”financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺përmes skemës së granteve #EU4Municipalities.
📌Në një atmosferë të gëzueshme,së bashku me përfaqësuesen e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Zj.Marie AUGOUY zbuluam pllakatën përuruese dhe me ekipin e #EU4Municipalities vizituam ambientet e reja të qendrës.
Një bisedë u zhvillua mes të pranishmëve
🗣️ dhe të rinjve që do ta frekuentojnë qendrën dhe mbi rëndësinë e projekteve të prekshme për komunitetin.
🎶Nën melodinë e këngës përmetare grupi i vajzave të valles 👭përshëndetën të ftuarit me entuziazmin për këto ambjente të reja kushtuar të rinjve.