Jemi në prag të festave kombëtare, festave të gjithë shqiptarëve.
Aktivitetet kanë filluar dhe përgatitjet për zbukurimin e qytetit, shkollave dhe institucioneve me flamujt kuq e zi kanë nisur gjithashtu.
Bashkia në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore kanë mundësuar vizitë për nxënësit e shkollave tek Pavioni i Luftës “ Salla e Kongresit” me qëllim njohjen nga afër të historisë dhe sakrificave të të parëve tanë për atdheun që kemi sot.
Gjithashtu fëmijët e QKF Përmet, si në çdo event tjetër kanë përgatitur të parët flamujt për çdo derë dhe rrugë të qytetit.
Veprimtari të tjera festive na presin ditët në vijim.