📌 Rikonstruksionin i sallës së 🏓Ping-Pongut është një nga rezultatet e projektit Key people- Key knowledge🔑, në kuadër të programit për zhvillim socio-ekonomik të financuar nga🇪🇺BE.
Pas inagurimit të sallës me pjesëmarrjen e menaxheres për programet ndërkufitare IPA Zj.Carla Folgoa dhe përfaqësueses së Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Marie Augouy 🇪🇺, profesori Ethem Bejo do të vijoj punën me përkushtimin e tij dhe pasionin e 👫fëmijëve në një ambient të denjë për 🏆Kampionët e Përmetit.
Ambienti i ri mirëpriti të ftuar, miq e sportdashës, të cilët iu bashkuan edhe lojës që zhvillohej nga fëmijë të talentuar në këtë sport.❤️