Dita Botërore e Aftësisë së Kufizuar bëri së bashku fëmijët e Qendrës Komunitare për fëmijët me aftësi ndryshe , fëmijët e QKF Përmet, prindër dhe mësues.
Në këtë ditë u bashkuan të githë për të dhuruar sa më shumë dashuri dhe një ditë ndryshe për miqtë specialë.
Mes recitimeve, muzikës dhe ekspozitës së fëmijëve të kësaj Qendre, përcollën solidaritet, ndërgjegjësim dhe bashkëveprim pa limite.
Aftësia e kufizuar nuk është thjesht çështje e shëndetit publik, por e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë, ndaj ti largojmë barrierat dhe të jemi respektues në këtë diversitet.