📌Në 17 Dhjetor 2008 ekosistemi natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” shpallet Park Kombetar.
ℹ️Me një shtrirje prej 1200 hektarësh, i cilësuar si mushkëria natyrore e jugut të 🇦🇱Shqipërisë, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në ❄️dimër i mbuluar nga dëbora por dhe në ☀️verë ku mund të shijosh freskinë e tij.
🏔️🌲Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme ADZM Qarku Gjirokastër në🤝 bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe 👫nxënësit e shkollave të qytetit, organizuan një sesion ℹ️informues për veçantinë e këtij Parku, historinë e krijimit dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj 🙏vlere unike që kemi.
👉Gjithashtu nga stafi i ADZM u improvizua vendosja e 📸kamerave kurth në 🌲natyrë, të cilat shërbejnë për të parë faunën e pasur dhe të veçantë që gjendet vetëm në këtë park.
✅Detyra jonë për këtë burim jete, me vlera natyrore dhe turistike është mbrojtja çdo ditë nga dëmtuesit njerëzorë dhe natyrorë.