📌Mëngjesi i sotëm u shoqërua me një rast emergjent në 📍fshatin Çarshovë.
🆘Një masiv shkëmbor i shkëputur nga mali pranë fshatit dëmtoi jo vetëm banesën ku jetonte familja Vangjeli por edhe djalin e tyre Dhimitrin.
🤝Falë bashkëpunimit të Grupit të Emergjencës në Bashkinë Përmet, shërbimit Zjarrfikës, Policisë, Urgjencës mjekësore dhe vullnetarë banorë të fshatit, kanë arritur evakuimin dhe shpëtimin e anëtarëve të familjes Vangjeli.
ℹ️Grupit të Emergjencave Civile në Bashkinë Përmet do ti bashkohet dhe grupi i ekspertëve nga AKMC për vlerësimin e rrezikut natyror të zonës.
🙏Shërim të shpejtë Dhimitrit dhe forcë familjes Vangjeli për ta kaluar këtë moment të vështirë jo vetëm për familjen por për të gjithë komunitetin.